E diplomuara në Varshavë të Polonisë, kandidate për asamble nga radhët e LDK-së
Saranda Berisha, është kandidate për asambliste e LDK-së për Prishtinë.

Lajme
Berisha ka përfunduar Universitetin e Varshavës, në Poloni, për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe tani synon që përvojën e saj ta jep për Komunën e Prishtinës.
“Qëllimi i kryesorë i kyçjes në politikë për mua ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet fuqizimi i të rinjve dhe grave në sferën ekonomike dhe politike”, ka thënë ajo.
Shkrim i plotë i Saranda Berishës:
Unë, Saranda Berisha, e lindur në Prishtinë, jam rritur në lagjen Ulpiana. Shkollën fillore e kam përfunduar ne “Hasan Prishtina” kurse të Mesmen ne Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Sami Frasheri”.
Studimet i kam mbaruar në Universitetin e Varshaves, Poloni, Drejtimi, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Përvojën profesionale e kam ushtruar dhe vazhdoj tutje në fushën e hulumtimeve politike dhe ekonomike.
Angazhimin politik e kam filluar në moshë të re, në qytetin e Prishtinës, duke qenë kështu si Delegate në radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës në degën e IV-të.
Qëllimi i kryesorë i kyçjes në politikë për mua ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet fuqizimi i të rinjve dhe grave në sferën ekonomike dhe politike.
Si e lindur dhe e rritur në Kryeqytetin tonë Prishtinën, gjithmonë e kam ëndërruar që të jetë vendi i mundësive të shumta për të rinjtë dhe gratë. Besimi i çdo qytetari do të jetë një shpresë për krijimin e këtyre mundësive dhe do jetë zëri i përfaqësimit të tyre. Besimi juaj do të jetë përgjegjësi tejet e madhe për mua.