A e dini se djali i kujt është këngëtari Yll Limani? (Foto)

Yll Limani sot është emër i ri dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.

ShowBiz

10/10/2016 13:43

Ai njihet për një zë dhe zhanër të veçantë të muzikës që bën. Por talenti i Yllit në muzikë nuk është aspak i rastësishëm.

Për ata që se dinë, babai i Yllit është Mufail Limani, i cili tani është drejtor i RTK-së, por dikur ishte pjesë e grupit të njohur muzikor “Minatori”, shkruan Magazina.al.

Këngëtari i hitit “Pritem se po vi”, është duke u ngjitur ngadalë në majat e suksesit muzikor, por mbetet të shihet se sa do të arrijë t’i afrohet suksesit të babait, që dikur përmes grupit “Minatori” nxirrnin hite që edhe sot dëgjohen.

yy_1476087929-3157874 yyy_1476087933-3211834