E diela përvëluese, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të mbetet…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme”, theksohet në njoftim.