“E di që keni qef me na pa..”, aktori i “O Sa Mirë” publikon foto me Kadri Veselin

Para disa vitesh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një episod ishte pjesë e serialit vendor “O Sa Mire”.

ShowBiz

23/04/2022 10:38

Kështu nga ai serial, Veseli u njoh me aktorët e tjerë të cilët vijnë nga vendet e ndryshme, shkruan lajmi.net.

E aktori, Jeton Zogjani sot publikoi një fotografi me të në rrjetin social Facebook.

“Ishte nderë dhe kënaqësi qe u njohëm! E di që keni qef me na pa..”, ishte mbishkrimi i Zogjanit.

Ndryshe Veseli tash e më shumë se një vit është në paraburgim në Hagë. /Lajmi.net/