E dhimbshme- Vdes futbollisti 24 vjeçar nga Gjakova
Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit të Gjakovës, Bajram Rragamaj. Lajmin e ka bërë të ditur KF Dukagjini përmes një njoftimi, ku ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e një prej figurave që ka dhënë kontribut të çmuar për klubin ndër vite. Sipas…
Sport
Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit të Gjakovës, Bajram Rragamaj.
Lajmin e ka bërë të ditur KF Dukagjini përmes një njoftimi, ku ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e një prej figurave që ka dhënë kontribut të çmuar për klubin ndër vite.
Sipas klubit, Rragamaj do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, kontributin dhe dashurinë e tij ndaj futbollit dhe ngjyrave të Dukagjinit.
“Në këto çaste të vështira, Kryesia, stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij”, thuhet në reagimin e klubit.