E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 26 vjeçares që vdiq tragjikisht në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë ka nga kati i 7-të i një ndërtese. Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”. Ndërkaq, për vdekjen e…

Lajme

12/04/2025 11:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë ka nga kati i 7-të i një ndërtese.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Ndërkaq, për vdekjen e 26-vjeçares kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit Sekiraçë.

“Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”, ka shkruar një familjar i viktimës, pa dhënë më shumë detaje për rastin.