E dhimbshme- Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçares që vdiq mbrëmë tragjikisht në Skenderaj
Policia e Kosovës njoftoi se një hetim i vdekjes po bëhet në lidhje me një rast të ndodhur dje në Skenderaj. Sipas njoftimit thuhej se viktima emër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku edhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë.…

Lajme
Policia e Kosovës njoftoi se një hetim i vdekjes po bëhet në lidhje me një rast të ndodhur dje në Skenderaj.
Sipas njoftimit thuhej se viktima emër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës, e më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku edhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Por tashmë është bërë e ditur se vajza që ndërroi jetë ishte 15 vjeç.
Familjarët kanë njoftuar se dje tragjikisht ka ndërruar jetë në moshën 15 vjeçare, R.Geci.
“Ceremonia e varrimit mbahet sot me date 28.04.2025 nē ora 15:00, nē varrezat e lagjes Geci nē Llaushē te Sekenderaj!Me pikllim te madh familja Geci”,thuhet në njoftim./Lajmi.net/