E dhimbshme: Një i ri nga Kosova humb jetën në vendin e punës në Slloveni

Një i ri nga Kosova, rreth 40-vjeç, raportohet se e ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës. Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në Slloveni. Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat…

Lajme

24/02/2026 23:07

Një i ri nga Kosova, rreth 40-vjeç, raportohet se e ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në Slloveni.

Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë raportuar për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë e Malishevës.

 

“T’Zotit jemi dhe te Ai pa dyshim se do të kthehemi! Nga një aksident në vendin e punës në Slloveni, në moshën 40vjeçare, ka ndërruar jetë Latif Ylber Bytyçi nga fshati Shkozë. I ndjeri kishte shkuar atje për të mbajtur familjen, si krah i vetëm që ishte. Zoti e mëshiroftë! Për detajet e varrimit, do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/