E dhimbshme: Këto janë dy vajzat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Ranillug
Dy vajza vdiqën mëngjesin e sotëm pas lëndimeve që morën nga një aksident trafiku që ndodhi në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të komunës së Ranillugut, e po ashtu dhe një tjetër pasagjerë mori lëndime trupore. Në fillim ky aksident nga policia u raportua si vet-aksident, por pas këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera,…

Lajme
Dy vajza vdiqën mëngjesin e sotëm pas lëndimeve që morën nga një aksident trafiku që ndodhi në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të komunës së Ranillugut, e po ashtu dhe një tjetër pasagjerë mori lëndime trupore.
Në fillim ky aksident nga policia u raportua si vet-aksident, por pas këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, policia rezultoi se ishte aksident në mes një veture dhe një kamioni.
Vajzat që vdiqën sot sipas Universiteti të Gjilanit ‘ Kadri Zeka’ janë: Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi studente. Ato nuk arritën të i’u bëjnë ballë plagëve që morën dhe humbën jetën.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për lajmi.net se shoferi i kamionit është ndaluar, ndërsa një pasagjerë që ishte po ashtu në veturë është dërguar në QKUK.
“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vetaksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës”, tha Hashani.
“Si pasojë e lëndimeve drejtuesja e automjetit Golf VII me targa vendore e vitit të lindjes 2002, shtetase e Kosovës ka ndërruar jetë ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Në emergjencën edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ana e personelit mjekësor po ashtu ka ndërruar jetë edhe njëra nga pasagjeret, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar gjersa pasagjerja e tretë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për tretman të mëtejmë”, shtoi Hashani./Lajmi.net/