E dhimbshme: E shtruara në spital në Shqipëri nuk e di se humbi burrin dhe vajzën

Familja Cakoni ka humbur dy anëtarë të saj, kryefamiljari Kastriot Cakoni dhe vajza e tij Dirta Cakoni, ndërsa në gjendje të rëndë është edhe bashkëshortja e Kastriotit, Manjola Cakoni.

Lajme

28/11/2019 09:41

Motra e Manjolës, Siamira Baçi mes lotës thotë se Manjola ende nuk është në dijeni që ka humbur burrin dhe vajzën.

“Sot bëhet varrimi në orën 1. Ajo nuk di asgjë. Motra dhe vëllai janë shumë të plagosur nga zemra sepse sot përcillet një engjell. Ne jemi të vrarë, motrës nuk i kemi thënë asgjë. Gjendja e motrës është kritike. Djali i saj është shumë mirë, por motra është në gjendje shumë kritike” tha Siamira Baçi.

Ndërkaq, deri tash janë konfirmuar gjithësej 40 viktima nga tërmeti në Shqipëri./oranews