E dhimbshme dhe e turpshme: Personi i pastrehë lihet prapë në rrugë – Shteti s’bën gjë
Pas kronikës të realizuar dje nga gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku, për një të pastrehë nga Prishtina i cili kishte lindur dhe jetuar në Gjermani, por që ky i fundit ishte braktisur nga nëna e tij, dhe shteti gjerman e kishte marrë në mbikëqyrje deri në moshën 18 vjeçare. Më pas ata e kishin ekstraduar…
Lajme
Pas kronikës të realizuar dje nga gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku, për një të pastrehë nga Prishtina i cili kishte lindur dhe jetuar në Gjermani, por që ky i fundit ishte braktisur nga nëna e tij, dhe shteti gjerman e kishte marrë në mbikëqyrje deri në moshën 18 vjeçare.
Më pas ata e kishin ekstraduar në Kosovë.
Gazetari, Oqean Dërmaku, dje e kishte takuar të pastrehun me nënën e tij, që kishin vite pa u parë, ndërsa drejtori i policisë kishte thënë që shteti i Kosovës do ta marrë në dorë të pastrehun.
Tutje gazetari tregon se pas raportimeve të qytetarëve, ata e kishin parë të pastrehun ende duke vërdallur rrugëve të kryeqytetit.
Dërmaku sot doli vetë që t’a përcjellë situatën e të pastrehut dhe nuk lë pa kritikuar shtetin e Kosovës për neglizhencë ndaj personave në nevojë.
Më poshtë e keni kronikën e realizuar nga gazetari Oqean Dërmaku. /Lajmi.net/