‘E dashura ime po iu dërgon fotografi nudo meshkujve të tjerë’

"Një natë huazova telefonin e të dashurës sime, ngase e lash timin në shtëpi. Por, ajo çfarë pashë në telefon më shokoi krejtësisht", fillon rrëfimi i një personi anionim.

Lifestyle

07/03/2019 17:12

Një person, në mënyrë anonime për ‘The Jane’, psikologen e ‘Daily Star’, ka rrëfyer atë çfarë përjetoi në njërën nga netët, e cila qe tronditëse për jetën marrëdhëniore me të dashurën e tij, njofton lajmi.net.

Ndiqeni rrëfimin e plotë:

“Nuk preferoj të jem zhbirues dhe të kontrollojë mesazhet, por kur shkova tek mesazhet e vëllait tim, pashë se i kishte dërguar fotografi nudo.

Ajo ishte në vaskë në ato momente, gjersa un kaloja ditën më të keqe të jetës sime.

Më pas, shkova në mesazhet e tjera dhe kuptova se 3 meshkuj të tjerë i kishin dërguar fotografi të organit gjenital.

Ishte më se e qartë se ajo po më tradhtonte. Por, kur pata përleshje verbale në lidhje me këtë, ajo tha se vetëm po “luante” me ndjenjat e këtyre meshkujve”, përfundonte rrëfimi.

‘The Jane’ konkludoi se e dashura e personit po sillej në mënyrë të papjekur, derisa konfirmoi se po e njëjta po e tradhtonte atë, mirëpo po përdorte justifikime koti për ta kamufluar situatën. /Lajmi.net/