E dashura e re e Neymarit ishte në lidhje me këtë artist të njohur

E dashura e re e Neymar, Natalia Barulich është modele, që e takoi yllin e PSG në festën e ditëlindjes së tij.

ShowBiz

14/08/2020 23:41

Neymar mori vëmendje kur filloi lidhje me të dashurën e re, Natalia Barulich, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Modelja kroate-kubaneze pa dyshim u bë e dashura e tij pas fotografive të saj të vazhdueshme në bikini.

Çifti, të dy nga 28 vjeç, e bënë lidhjen e tyre zyrtare që në shkurt.

Barulich kishte nxitur thashethemet se ajo dhe Neymar ishin më shumë sesa miq përmes aktivitetit të saj në rrjete sociale. Modelja u nda me këngëtarin kolumbian Maluma, vitin e kaluar.

Ajo postoi një mesazh të ngrohtë për Neymar në ditëlindjen e tij, duke shkruar: “Urime ditëlindjen @Neymar Jr. Të gjithë e dinë se jeni jashtëzakonisht i talentuar por nëse do të mund të shihnin se sa i vërtetë dhe i bukur je brenda zemrës tuaj. Keni gjithë respektin dhe nderin tim i dashur”.

Komentet e çiftit tek njëri-tjetri në rrjete sociale përfshijnë trëndafila të kuq. /Lajmi.net/