E çuditshme: Tifozët e Milanit kërkojnë largimin e trajnerit të ri

Milan kanë konfirmuar angazhimin e Stefano Piolit si trajner të ri të skuadrës.

Sport

09/10/2019 17:13

53 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Serie A, duke zëvendësuar të shkarkuarin Marco Giampaolo.

Giampaolo ka paguar çmimin për startin e dobët të sezonit me Milanin në Serie A, duke u shkarkuar vetëm pas shtatë ndeshjeve.

Ky ishte largimi më i shpejtë që Milan i bën një trajneri në histori të tyre.

Piolo është një ish trajner i Interit dhe Lazios, dhe ka përvojë të madhe si trajner, me karrierën e filluar që nga viti 1999.

Edhe pse ka qenë objektivi i parë i Milanit, angazhimi i tij nuk ka impresionuar tifozët e kësaj skuadre.

‘Pioli Out’ ishte trendi në Twitter të martën në Itali, shkruan lajmi.net.

Shumë tifozë të Milanit e kanë kontestuar trajnerin e ri të Milan, duke shprehur zhgënjimin e tyre për një emërim tjetër të pasigurt./Lajmi.net/