E çuditshme! – Tenderi për rrugën Dollc-Zahaq shpallet në gjysmë të natës

Natën që lamë pas u shpall edhe një tender i ri. I njëjti, për zgjerimin e rrugës Pejë-Prishtinë, konkretisht për segmentin rrugor Dollc-Zahaq u shpall fiks në orën 00;00. Ofertën Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar në platformën E-prokurimi. Vlera e këtij tenderi shkon në 45 milionë e 690 mijë euro, përcjell lajmi.net. Puna parashihet…

Lajme

01/10/2024 10:32

Natën që lamë pas u shpall edhe një tender i ri.

I njëjti, për zgjerimin e rrugës Pejë-Prishtinë, konkretisht për segmentin rrugor Dollc-Zahaq u shpall fiks në orën 00;00.

Ofertën Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar në platformën E-prokurimi.

Vlera e këtij tenderi shkon në 45 milionë e 690 mijë euro, përcjell lajmi.net.

Puna parashihet të kryhet në katër lote.

Në ofertë është përdorur procedura e hapur, derisa për fitimin e këtij tenderi është çmimi më i ultë.

Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar,  kishte miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, Zona kadastrale: Kijevë, Komuna Malishevë dhe zonat kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc  të Komunës së Klinës.

Dokumenti më poshtë./Lajmi.net/