E çuditshme: Njeriu që përkrahu Millosheviqin urohet nga ministria e Jashtme e Gjermanisë

Përderisa në Kosovë ka shkaktuar dhimbje, pakënaqësi e mllef fakti që një person që kishte përkrahur politikat e Millosheviqit, fitoi çmimin Nobel, një shtet mik i Kosovës po e uron atë njeri.

Lajme

10/10/2019 21:10

Minstria e Jashtme Gjermane e ka uruar, Peter Handken për fitimin e çmimit Nobel, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Twitter, kjo ministri e ka quajtur “mjeshtër” Handken.

“Urime për Olga Tokarczuk dhe Peter Handke për çmimin Nobel. Tokarczuk është një zë evropian i tolerancës. Handke padiskutim është një mjeshtër, por edhe mjeshtër i gjuhës gjermane”, thuhet në urimin e saj.

Për këtë ka reaguar edhe ish-zyrtari i lartë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi.

Ai në profilin e tij në Twitter ka pyetur se si është e mundshme që ministria e Jashtme gjermane e uron personin që përkahu gjenocidin në Ballkan. /Lajmi.net/