E çuditshme: Konsumimi i birrës mban trurin të shëndetshëm
Konsumimi i birrës mbron trurin nga dëmtimet. Ky është rezultati i një studimi gjatë të cilit u gjet Xanthohumol, një substancë që i hidhet birrës për t’i dhënë shije dhe që është në gjendje të mbrojë trurin nga çrregullimet degjeneruese si Alzajmer apo Parkinson.
Lifestyle
Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i tepruar i alkoolit mund të çojë në humbjen e indeve të trurit, duke çuar kështu rritjen e rrezikut të çmendurisë. Por, studimet e fundit për birrën tregojnë të kundërtën , ndonëse nuk është e preferueshme që ajo të përdoret çdo ditë.
Doktor Arthur Roach, drejtor i kërkimeve rreth Parkinsonit në Britani i tha MailOnline se Xn në birrë ka vërtet efekt mbrojtës ndaj trurit të njeriut, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë kusht konsumimi i një birre në ditë.