E çuditshme, delja shihet duke pritur liftin në një hotel

Në bregdetin e egër të Uellsit Verior, aty ku Deti Irlandez përplaset në shkëmbinjtë e lashtë, ndodhet ishulli historik i Anglesey, dhe pranë këtij vendi ndodhet i vogli Ishulli i Shenjtë, aty ku qyteti kryesor, Holyhead – një port i madh për të dalë në Irlandë, ka një fermë bagëtish.

Fun

03/12/2020 22:32

Dhe, gjëja më e çuditshme ndodhi këtë javë, që ka lënë stafin e një hoteli gojëhapur. Një dele hyri në hotel dhe u pa duke shikuar përreth me kureshtje, dhe më pas, duke provuar të hipte në liftin e hotelit, transmeton Lajmi.net.

Videoja nga momenti ka dalë në internet dhe shumë shpejt është bërë virale në rrjete sociale. E xhiruar nga një këndvështrim njeriu, personi që kishte kamerën duke se ishte duke ecur nëpër korridorin e hotelit, para se të takohej me gjënë e çuditshme.

Para tij po qëndronte një dele, duke shikuar me qetësi liftin. Më pas, delja lëvizë ngadalë dhe shikon në drejtim të kamerës. “Oh Zot”, personi që mbante kamerën dëgjohet duke thënë, para se videoja të pritet. /Lajmi.net