E-cigaret më të këqija se duhani, shkaktojnë kancer

Cigaret elektronike mund të shkaktojnë kancer – madje edhe kur janë pa nikotinë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Lifestyle

29/12/2015 19:03

Ekziston vetëm një dallim i vogël tek shëndeti i atij personi që konsumon rregullisht cigare dhe atij që përdorë cigaret elektronike, ka gjetur një studim.

Substancat toksike të gjetura në e-cigare shkaktojnë dëmtimin e njëjtë në qeliza i cili shkakton kancer, transmeton lajmi.net.

Studimi thotë për më tutje se ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se këto pajisje mund të shkaktojnë probleme serioze të shëndetit.

Shkencëtarët thanë: “Studimi ynë fuqishëm sugjeron se cigaret elektronike nuk janë më të mira se cigaret e vërteta me duhan, vetëm se reklamimi i bënë ato të duken më të shëndetshme”. /lajmi.net