E bija e Nicole Kidman ndalon pjesëmarrjen e aktores në dasmë

Nicole Kidman nuk ka qenë e ftuar në dasmën e vajzës së saj të adoptuar, Isabella Cruise edhe pse jetojnë shumë pranë njëra – tjetrës.

ShowBiz

06/10/2015 11:54

Bella, kurorëzoi lidhjen e saj të dashurisë me Max Parker, muajin e kaluar. Sipas Page Six, Nicole Kidman nuk ishte në listën e të ftuarve. Madje, ajo as nuk e dinte se vajza e saj kishte ndërmend të martohej.

Mediat raportojnë se dasma është financuar nga i ati, Tom Cruise, por burime pranë tij thonë se as ai nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni./Klan