E bëni 50 herë në ditë, por kjo gjë po ua dobëson përformancën në seks

Ne jemi bashkangjitur vazhdimisht në telefonat tanë, por një studim i ri ka zbuluar se sa e dëmshme është ajo në jetën tonë seksuale.

Lifestyle

17/02/2020 22:27

Një studim i ri ka treguar se sa i dëmshëm mund të jetë përdorimi i smartfonit përgjatë ditës në jetën seksuale, transmeton lajmi.net.

Sipas një studimi nga rregullatori telefonik Ofcom dhe gjigandi i shërbimeve amerikane Deloitte, një person mesatarisht kalon një të tretën e orëve në internet, duke kontrolluar telefonat e tyre deri në 50 herë në ditë.

Sidoqoftë, të qenit i lidhur me telefonin mund të dëmtojë produktivitetin e punës, gjendjen emocionale, kujtesën dhe jetën seksuale, paralajmërojnë ekspertët.

Kjo për shkak se mbingarkesa dixhitale shkakton një rritje të niveleve të stresit, sipas hulumtimit.

Si rrjedhojë, trupat prodhojnë më shumë kortizol të stresit, si dhe adrenalinë, të cilat mund të mbi-stimulojën trurin dhe të përçajnë mendimet. /Lajmi.net/