E arrestuan në kufi me Serbinë, djali i tij e akuzon edhe kompaninë që nuk mori përgjegjësi
Tefik Mustafa tash e 11 ditë është në burgjet serbe, pasi u arrestua në kufirin me Serbinë për krime lufte. Për lajmi.net, djali i tij ka thënë se informacionet po i marrin vetëm nga zyra ndërmjetëse mes Kosovës dhe Serbisë që ndodhet në Beograd. “Kanë qenë shumë të qasshëm, na kanë thënë mundeni me na…
Lajme
Tefik Mustafa tash e 11 ditë është në burgjet serbe, pasi u arrestua në kufirin me Serbinë për krime lufte.
Për lajmi.net, djali i tij ka thënë se informacionet po i marrin vetëm nga zyra ndërmjetëse mes Kosovës dhe Serbisë që ndodhet në Beograd.
“Kanë qenë shumë të qasshëm, na kanë thënë mundeni me na telefonu 24 orë”, ka thënë ai.
Djali i tashmë të arrestuarit, ka akuzuar edhe kompaninë turistike me të cilën ka udhëtuar pasi nuk kanë marrë përgjegjësi për prindin e tij.
Video: