E ardhmja te Real Madrid? Përgjigjet Raheem Sterling

Raheem Sterling ka lënë hapur derën për një transferim te Real Madrid në të ardhmen, por insiston se mbetet plotësisht i përkushtuar për të realizuar kontratën e tij me Manchester Cityn tani për tani.

Sport

21/02/2020 11:05

Reprezentuesi anglez është i lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2023.

25 vjeçari ka gjetur formën më të mirë nën drejtimin e Pep Guardiolas, duke u përmirësuar dukshëm në goditjen e fundit para portës.

“Tani për tani jam i lumtur te Manchester City”, ka deklaruar Sterling, përcjell lajmi.net.

“Por Real Madrid është një klub fantastik, kur e shihni bluzën e bardh e dini saktësisht se çfarë klubi është, është i madh”.

“Por në të njëjtën kohë, unë jam një kontratë me Cityn dhe tani duhet ta respektoj atë. Por, Reali mbetet një klub fantastik”./Lajmi.net/