E ardhmja te Liverpool e pasigurt – Mane ‘ëndërron’ kalimin te Barcelona ose Real Madrid

Barcelona dhe Real Madrid mund të kenë shansin të transferojnë një ndër yjet më të mirë të Premierligës.

Sport

08/02/2022 16:41

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane raportohet se është duke shikuar për një klub të ri, ngase e ardhmja mbetet e pasigurt, pasi kontrata i skadon në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Pranë Sala, Mane gjithashtu është ndër yjet kryesorë të Liverpoolit, që sapo ka fituar Kupën e Afrikës me Senegalin dhe duket interesante nëse vendos të largohet nga “Anfield” pas gjashtë viteve.

Sipas “Mundo Deportivo”, Mane dëshiron të provojë vetën edhe në La Liga, me një kalim te Barcelona ose Real Madrid.

Problemi për Barcelonën do jetë që nuk do shpenzojnë shumë para në afatin e ardhshëm veror, sidomos pasi transferuan Ferran Torres në atë pozitë.

Ndërkohë, Real Madrid ka dy yje në sulmin titullar me Karim Benzema dhe Vinicius Junior, pastaj është gara mes Marco Asensios dhe Rodrygos për krahun e djathtë dhe ndoshta në verë marrin edhe Kylian Mbape.

Kjo ndikon që “Los Blancos” të mos shfaqin shumë interesim për Mane./Lajmi.net/