“E ardhmja evropiane e Kosovës” – Osmani vizitë zyrtare në Hungari, pritet nga presidenti e kryetari i Parlamentit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të Presidentit hungarez, Tamas Sulyok. Sipas njoftimit të Presidencës, vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të Presidentit hungarez, Tamas Sulyok.
Sipas njoftimit të Presidencës, vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve.
Në kuadër të vizitës, Presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sandor, thekson njoftimi.
Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga Laszlo Kover, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.
Në kuadër të agjendës, Presidentja Osmani po ashtu do t’i drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eotvos Lorand me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë integrimin euroatlantik.
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime edhe me oda ekonomike në Hungari.