E ardhmja e Pogbas vendoset në “Zoom”, Riola organizon video-konferencë me drejtuesit e Man Utd

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në një marrëveshje të pazakontë.

Sport

30/05/2021 14:36

E ardhma e Pogbas mund të vendoset javën e ardhshme në një mënyrë të pazakontë, shkruan lajmi.net.

Sipas “Sunday Star”, javën e ardhshme drejtuesit e Manchester United do të bashkohen në një video-konferencë të tipit “Zoom” me Mino Raiolan për të diskutuar të ardhmen e Paul Pogbas.

Raiola do ta organizojë këtë takim virtual me drejtuesit për ta zgjidhur situatën e francezit i cili po kërkohet nga Juventusi me rikthimin e Massimiliano Allegrit.

Sipas artikullit, Pogba mund të shkëmbehet me Cristaino Ronaldon, lojtar i cili sipas mediave italiane nuk është më në planet e Allegrit./Lajmi.net/