E ardhmja e Dybalas ende nuk dihet

Anësori i Juventusit, Paulo Dybala ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

21/03/2022 10:16

Dybala ka kontratë me Juven deri në fund të sezonit dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ‘Bianconerët’.

Lidhur me këtë temë foli edhe trajneri i Juventusit, Maxi Allegri, i cili tha se nuk e di nëse do jetë Dybala me ekipin sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse Paulo do të jetë lojtari i Juventusit sezonin e ardhshëm.

Varet nga klubi dhe unë jam bashkë me bordin”, tha Allegri, transmeton lajmi.net.

Dybala u transferua te ‘Zonja e vjetër’ në qershor të vitit 2015 dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit te ekipi nga Seria A./Lajmi.net/