E ardhmja e Camavingas, e zbulon agjenti i tij

Mesfushori i Rennes, Eduardo Camavinga, cilësohet si njëri nga talentet më me perspektivë në Evropë.

Sport

19/02/2021 17:40

Eduardo Camavinga tash e një kohë lidhet me transferim nga Rennes, trasnmeton lajmi.net.

Jonathan Barnett, përveç që përfaqëson Gareth Bale, është edhe agjent i Camavingas, i cili lidhet me një kalim tek Reali.

“Për momentin nuk kemi folur seriozisht me ndonjë skuadër”, tha ai.

“Eduardo do të transferohet në një skaudër të madhe, Reali dhe Barça janë disa prej tyre”, shtoi ai.

“Por nuk janë vetëm këto, ka shumë tjera nga, Gjermania, Italia dhe Anglia që do të donin ta kishin atë në skuadër”, tha Barnett.

“Rinovimi i kontratës me Rennes? Nuk flas për gjëra private, kurrë. Askujt nuk i intereson kjo çështje”, përfundoi Jonathan Barnett./Lajmi.net/