“E ardhmja dhe e tashmja është gruaja”, kjo këngëtare i gëzohet postit të ri të Vjosa Osmanit
Vjosa Osmani nga sot është u.d. të presidentes së Kosovës.
ShowBiz
Me të marrë konfirmimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale, ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga ky funksion, shkruan lajmi.net.
Sipas kushtetutës, posti i presidentit i takon kryeparlamentarit, në këtë rast Vjosa Osmanit, e cila edhe zyrtarisht e mori sot këtë detyrë.
E këtij fakti i është gëzuar këngëtarja Linda Halimi, e cila e shprehu gëzimin publikisht përmes një postimi.
“E ardhmja dhe e tashmja- është gruaja. Përshëndetje zonja Presidente”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se Linda Halimi së fundi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt. /Lajmi.net/