E akuzojnë për ndërhyrje në buzë e faqe, Adriana ia mbyll gojën komentueses

Adriana Matoshi reagoi pas akuzave se ka fryrë buzët.

ShowBiz

30/10/2020 19:33

Adriana Matoshi ka pak ditë që ka bërë një ndryshim në dukje, për të cilin mori komente pozitive nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Ajo ka postuar disa fotografi, në të cilat shfaqet e grimuar, por ngjalli dyshime se ka bërë ndërhyrje në buzë.

Në një prej fotografive, në mesin e komenteve të shumta të bie në sy ai ku një ndjekëse e akuzon se frytu buzët e faqet.

“Edhe ti i flyve buzt e faqet a ?? ncnc”, i shkruan ndjekësja.

Ndërsa, aktorja ia ktheu “Lakmi te morra ty qe koke bucki e kur rate nafake se kom pase me mkape per faqe si ty!”. /Lajmi.net/