Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një të miture, Policia arreston gruan nga Suhareka
Një grua është shoqëruar në stacionin policor të enjten pasi dyshohet se më 4 prill ka ushtruar dhunë ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u trajtuar. “Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se ka sulmuar…

Lajme
Një grua është shoqëruar në stacionin policor të enjten pasi dyshohet se më 4 prill ka ushtruar dhunë ndaj një të miture.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u trajtuar.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u trajtuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.