Dyshohet se ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve, prangoset i dyshuari në Pejë
Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 gusht, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. “Viktima f/k ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari m/k, në vazhdimësi…
Lajme
Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 gusht, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Viktima f/k ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari m/k, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është arrestuar, por nuk është intervistuar për shkak se ishte nën ndikim të alkoolit.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/