Dyshohet se tentuan të vidhnin një objekt në Fushë Kosovë, Policia në kërkim të autorëve

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, i cili është raportuar në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 14:00 shkruan lajmi.net. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur derën e një…

Lajme

04/08/2026 10:14

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, i cili është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 14:00 shkruan lajmi.net.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë hapur derën e një objekti mirëpo nuk është vërejtur nëse është vjedhur ndonjë gjë”, thuhet në raportin e Policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar nëse nga objekti është marrë ndonjë send. /Lajmi.net/