Dyshohet se sulmuan tre persona me thikë në Prizren, arrestohen katër të dyshuar
Katër persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre persona. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërkaq siç njofton Policia e Kosovës dyshohet se është përdorur në rast. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. “Rr. Remzi Ademaj, Prizren /…
Lajme
Katër persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre persona.
Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërkaq siç njofton Policia e Kosovës dyshohet se është përdorur në rast.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
“Rr. Remzi Ademaj, Prizren / 29.12.2024-01:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/