Dyshohet se shkaktoi 19 aksidente trafiku me vetura që i kishte marrë me qira në Ferizaj që të përfitonte nga sigurimi, arrestohet i dyshuari
Një person në Ferizaj dyshohet se ka shkaktuar aksidente të qëllimshme ku ka rezultuar viktima ashtu që të përfitonte para nga sigurimi. Siç njofton Policia një të tillë e ka shkaktuar edhe me 8 dhjetor 2024 tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj dhe ka raportuar se janë lënduar edhe…
Lajme
Një person në Ferizaj dyshohet se ka shkaktuar aksidente të qëllimshme ku ka rezultuar viktima ashtu që të përfitonte para nga sigurimi.
Siç njofton Policia një të tillë e ka shkaktuar edhe me 8 dhjetor 2024 tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkëudhëtarët e tij.
Gjatë hetimeve, Policia ka parë në kamera se i njëjti ka rritur shpejtësinë e veturës qëllimisht dhe ka goditur një veturë tjetër, shkruan lajmi.net.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar. I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: