Dyshohet se përdhunoi një vajzë shqiptare, ish-ylli i futbollit arrestohet nga policia në Brazil

Gjykata e Lartë Federale (Stj) e Brazilit, niveli më i lartë i drejtësisë në shtetin e Amerikës së Jugut, ka caktuar seancën për 20 mars në të cilën do të vendoset nëse ish-futbollisti i kombëtares braziliane dhe Milanit, Robson de Sousa i njohur si Robinho, do të vuajë dënimin me nëntë vjet për përdhunim të…

Sport

29/02/2024 09:51

Gjykata e Lartë Federale (Stj) e Brazilit, niveli më i lartë i drejtësisë në shtetin e Amerikës së Jugut, ka caktuar seancën për 20 mars në të cilën do të vendoset nëse ish-futbollisti i kombëtares braziliane dhe Milanit, Robson de Sousa i njohur si Robinho, do të vuajë dënimin me nëntë vjet për përdhunim të vendosur nga gjykata e Milanos në vendin e tij.

Pas rrëzimit të disa ankesave të paraqitura nga mbrojtja e sportistit, pritet përfundimi i procedimeve në vazhdim nga viti 2023 për miratimin e dënimit.

Robinho, në disa biseda telefonike, dëgjohet duke thënë së bashku me një grup shokësh dhunoi një vajze shqiptare.