Dyshohet se një person është fundosur në Liqenin e Batllavës, angazhohen ekipet për kërkim-shpëtim

Një person dyshohet se ka humbur në ujërat e Liqenit të Batllavës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për gjetjen e tij. Sipas informacioneve të para, rasti është raportuar rreth orës 13:00, pasi u njoftua se personi kishte hyrë në liqen, por më pas nuk ishte parë më të dilte në sipërfaqe, raporton lajmi.net Zëdhënësi…

Lajme

30/06/2026 15:05

Një person dyshohet se ka humbur në ujërat e Liqenit të Batllavës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për gjetjen e tij.

Sipas informacioneve të para, rasti është raportuar rreth orës 13:00, pasi u njoftua se personi kishte hyrë në liqen, por më pas nuk ishte parë më të dilte në sipërfaqe, raporton lajmi.net

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për lajmi.net se menjëherë pas marrjes së njoftimit janë aktivizuar njësitë policore dhe ekipet përgjegjëse të kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë operacionin për lokalizimin e personit.

Autoritetet bëjnë të ditur se aksioni është ende në vazhdim, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacione lidhur me rastin./Lajmi.net/