Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë me targa të Serbisë, shoqërohet në polici në Kamenicë

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin me veturë me targa të Serbisë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 18:55, në fshatin Novosellë të Kamenicës. I dyshuari ishte së bashku me dy pasagjerë në automjetin…

Lajme

13/08/2026 09:49

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin me veturë me targa të Serbisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 18:55, në fshatin Novosellë të Kamenicës.

I dyshuari ishte së bashku me dy pasagjerë në automjetin me të cilin dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, së bashku me dy pasagjerë, pasi që dyshohet se me veturë me targa të Serbisë kishte kaluar kufirin ilegalisht”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas ai është liruar.

“Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i është sekuestruar dokumentet dhe më pas është liruar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/