Dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro, Nagip Krasniqi del sot përsëri para gjykatës

Edhe këtë të enjte pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Ai do të paraqitet para gjykatës nga ora 09:30, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Seanca për këtë çështje është mbajtur edhe të mërkurën në Gjykatën Themelore në…

Lajme

12/03/2026 08:11

Edhe këtë të enjte pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Ai do të paraqitet para gjykatës nga ora 09:30, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Seanca për këtë çështje është mbajtur edhe të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku një dëshmitar ka dhënë dëshminë e tij para gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 37 milionë eurosh.