Dyshohet se i biri goditi babanë me sëpatë në Deçan, viktima me lëndime serioze
Një rast i rëndë është raportuar mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka sulmuar babanë e tij duke e goditur me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime serioze. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për lajmi.net se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në…
Lajme
Një rast i rëndë është raportuar mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka sulmuar babanë e tij duke e goditur me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime serioze.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për lajmi.net se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë në Pejë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, tha Gashi për lajmi.net.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./lajmi.net/