Dyshohet se disa protestuesve iu vështirësua frymëmarrja nga tymi i zjarrit në deponinë e Sverkës
Zjarri është ndezur sërish në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Pejës, duke shkaktuar përhapje të madhe të tymit në zonën përreth. Si pasojë e tymit, dyshohet se disa prej protestuesve që po qëndrojnë pranë deponisë kanë pasur vështirësi në frymëmarrje. Ekipet e Emergjencës së Pejës kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, pas raportimeve…
Lajme
Zjarri është ndezur sërish në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Pejës, duke shkaktuar përhapje të madhe të tymit në zonën përreth.
Si pasojë e tymit, dyshohet se disa prej protestuesve që po qëndrojnë pranë deponisë kanë pasur vështirësi në frymëmarrje.
Ekipet e Emergjencës së Pejës kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, pas raportimeve për shqetësime shëndetësore te disa nga personat e pranishëm.
Ndërkohë, banorë të disa fshatrave të zonës po vazhdojnë protestën pranë deponisë, duke shprehur shqetësimin e tyre për situatën e krijuar nga zjarri dhe tymi.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për gjendjen e personave që dyshohet se kanë pasur vështirësi në frymëmarrje. /Lajmi.net/