Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet burri në Malishevë

Një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Malishevë dy ditë më parë. Për këtë policia ka njoftuar se tashmë ka arrestuar të dyshuarin. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit…

Lajme

17/10/2025 09:54

Një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Malishevë dy ditë më parë.

Për këtë policia ka njoftuar se tashmë ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.