Dyshohet se një burrë vrau një grua dhe më pas veten- Vendi rrethohet nga policia, Prokurori kujdestar niset tek vendi i ngjarjes në Vushtrri

Forca të shtuara policore tashmë janë vendosur në afërsi të Vushtrrisë, saktësisht në Stanoc ku raportohet të ketë pasur të shtëna me armë zjarri. Si shkak i këtyre të shtënave me armë zjarri të vdekur theksohet të kenë mbetur dy persona. Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende asnjë deklarim nga policia, kurse nga…

Lajme

24/03/2025 15:55

Forca të shtuara policore tashmë janë vendosur në afërsi të Vushtrrisë, saktësisht në Stanoc ku raportohet të ketë pasur të shtëna me armë zjarri.

Si shkak i këtyre të shtënave me armë zjarri të vdekur theksohet të kenë mbetur dy persona.

Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende asnjë deklarim nga policia, kurse nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është konfirmuar se prokurori i rastit është nisur për në vend të ngjarjes.

Nga informacione të pakonfirmuara theksohet se i dyshuari në këtë rast ka vrarë një grua dhe më pas veten.

E një natë më parë pikërisht në Vushtrri humbi jetën një 19 vjeçar i cili u qëllua për vdekje nga arma e zjarri nga një bashkëmoshatarë./Lajmi.net/

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri- raportohet për dy persona të vrarë