Dyshohet për vrasje në tentativë në vitin 2007 në Obiliq, kosovari ekstradohet nga Franca

Një kosovar është ekstraduar nga Franca në Kosovë të premten, pasi dyshohet për vrasje në tentativë.

Lajme

03/07/2021 12:17

Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë.

Sipas të dhënave të policisë, ai dyshohet se tentoi të kryente një vrasje në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq më 24 prill 2007.

Nga informacionet e policisë, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 24.04.2007 ─ 18:32. Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 në bazë të letër rreshtimit ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Lajmi.net/