Dyshohet për veprën “Ngacmim”, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për veprën penale “Ngacmim”. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia njofton se rasti ka ndodhur në muajin prill 2024. Njoftimi i plotë: Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në…

Lajme

05/11/2024 11:10

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për veprën penale “Ngacmim”.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia njofton se rasti ka ndodhur në muajin prill 2024.

Njoftimi i plotë:

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Ngacmim, të ndodhur në muajin Prill 2024.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Lajmi.net/