Dyshohet për polisë sigurimi të falsifikuar në Jarinje, nis hetimi ndaj një personi

Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë dyshohet se ka prezantuar një polisë sigurimi të falsifikuar për një automjet me targa të huaja, shkruan lajmi.net. Rasti ka ndodhur më 20 maj 2026,…

Lajme

21/05/2026 10:33

Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë dyshohet se ka prezantuar një polisë sigurimi të falsifikuar për një automjet me targa të huaja, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur më 20 maj 2026, rreth orës 07:10, gjatë kontrollit të dokumenteve nga autoritetet kufitare.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa hetimet po zhvillohen në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/