Dyshohet për një të mbytur në Ujman, kërceu nga ura dhe nuk doli më në sipërfaqe
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Liqenin e Ujmanit, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ku tha se një person ka kërcyer nga ura në Ujman. “Një person ka kërcyer nga ura…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Liqenin e Ujmanit, ku një person dyshohet se është mbytur në ujë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ku tha se një person ka kërcyer nga ura në Ujman.
“Një person ka kërcyer nga ura dhe nuk ka dalë nga uji më. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësit policore dhe emergjenca si dhe janë thirrë njësia e zhytësve”, tha Fejza për lajmi.net
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./Lajmi.net/