Dyshohet për një person të plagosur në qendër të Gjakovës, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur sot në Gjakovë në rrugën  “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit. Rastin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se i dyshuari që ka shtënë është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. “Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata.…

Lajme

11/04/2025 14:38

Një person është plagosur sot në Gjakovë në rrugën  “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se i dyshuari që ka shtënë është në arrati, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.

“Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, tha ai.