Dyshohet për marrje të ryshfetit, mjeku në Vushtrri ndalohet për 48 orë
Mjeku Avdullah Vojvoda është arrestuar sot në Vushtrri nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Aksioni për kapjen e tij u realizua nga Prokuroria Thememlore e Mitrovicës, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë. Prangosja e tij u bë pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta…
Lajme
Mjeku Avdullah Vojvoda është arrestuar sot në Vushtrri nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Aksioni për kapjen e tij u realizua nga Prokuroria Thememlore e Mitrovicës, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë.
Prangosja e tij u bë pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore.
“I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët. Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në njoftim.