Dyshohet për kurdisje të tenderëve në Ministrinë e Infrastrukturës

Në Ministrinë e Infrastrukturës që drejtohet nga Lufti Zhakru i LDK-së po dyshohet se janë duke u kurdisur tenderët, dhe se po shpërblehen kompanitë në bazë të preferencave të individëve të caktuar.

Lajme

27/09/2016 17:07

Një dyshim i tillë lidhur me një tender është ngritur edhe në një audio, që është incizuar në këtë ministri kohë me parë. Kjo audio i është dërguar medieve në vend, përfshirë edhe Gazetën Fjala.

Në këtë audio incizim dyshohet se duke biseduar rreth tenderëve janë Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit në Ministri të Infrastrukturës dhe një anëtar i komisionit te vlerësimit të tenderëve Betim Reçica.

Gazeta Fjala tani e disa ditë është duke kërkuar përgjigje për këtë çështje në MI dhe Polici të Kosovës, por deri më tani nuk ka marr asnjë përgjigje lidhur me rastin.

Më poshtë është biseda e plotë e dy protagonistëve të dyshuar në këtë audo incizim:

Betim Reçica: E kemi edhe nja, veç qetu t’vogel,

Besim Tahiri: Nuk kuptohet

Betim Reçica: Po se di hala s’ja kemi nis as me punu,

Besim Tahiri: Edhe qata po ma lypë shumë. Në Deçan më ke vetë, kaloe tutje

Betim Reçica: S’po kem qa me ba, komisioni, edhe ata ishin të ngarkum në dy-tre vena për këtë zgjidhje.

Besim Tahiri: Nuk po kam najkan që më ngjeh kush

Betim Reçica: Ku, në cilën

Besim Tahiri: Në Gjakovë

Betim Reçica: Jo, jo nuk e di

Besim Tahiri: A p’e din Besim Tahiri: Nuk kuptohet…

Besim Tahiri:  So shumë, s’janë të mdhaja po…

(Pjesa tjetër nuk dëgjohet…)